Në qoftë se do të donim të përkufizonim me pak fjalë, fjalën “shteti” do të ishte e vështirë pasi kjo fjalë përfshin brënda saj një sërë institucionesh, funksione, popullsinë me interesa te ndryshme dhe shumë e shume të tjera.
Koncepti "shtet" ka kuptimin e një dukurie historike, ideje filozofike, forme të vazhdueshme dhe të organizuar të udhëheqjes së njerëzve ose konkretisht të fenomenit bashkëkohor.
Por do të mund të përmëndim elementët kryesorë të një shteti që janë; teritori, popullsia dhe sovraniteti, dhe s'mund të llogaritet për shtet asnjë organizëm apo organizim që se ka njërin prej këtyre elementeve.
Po ashtu si s'mund të ketë shtet pa hapësirë të caktuar gjeografike dhe një popullsi relativisht të madhe, ndonëse njihen edhe shtete liliputësh brenda vijës së verdhë të një qyteti..
Shteti shqiptar i krijuar në vitin 1912, i copëtuar në vitin 1913 duke i lënë jashtë hapërsirave të tij gjeografike gati gjysmën e popullsisë, ariti megjithatë të mbijetojë ndaj ''orekseve'' të shteteve fqinje, për ta fshirë ata nga harta e Ballkanit.
Sipas Aristotelit, shteti është një mendim i përgjithshëm i shfaqur në trajtën e ndarjes së detyrave dhe bashkimit të mundimit.
Duhet theksuar se fjala shtet është e relativisht e re, është zhvilluar në mënyrë graduale në term të përgjithshëm për trupin politik mes shekullit XIV dhe fundit të shekullit XVII.
Sipas Magerit, rrënja e këtij termi gjëndet te fjala ''status'' që është përdorur për shënimin e gjendjes, fuqisë, pozitës, të ardhurave dhe fisnikërisë së princit (status regalis) dhe për llojin ose përbërjen e politikës.
Brenda një shteti,jeta regullohet dhe funksionon sipas normave dhe ligjeve të hartuara nga pushteti politik.
Pushteti politik racionalizohet dhe përqëndrohet në një teritor të caktuar duke ju larguar të drejtës feudale, mesjetare në të cilën sovranët mund të ishin njëkohësisht subjekte te njëri-tjetrit në teritore të ndryshme.