Ese argumentuese :Perse duhet te studioj jashte shtetit?
Per mendimin tim te studiosh jashte shtetit ka si ane pozitive ashtu edhe negative.
Duke marre parasysh vendin ku jetojme, ku nuk jane te pakta rastet ne te cilat diplomat shiten ne tregun e zi, deshira e shume prej te rinjeve per te studuar jashte rritet.
Kjo edhe per arsye se me kthimin ne vendin tend, mundesite per tu punesuar ne ate dege per te cilen ke studuar jane me te medha.
E megjithate studimi jashte vendit duhet pare edhe ne kendveshtrimin negativ.
Nuk kane qene te pakta rastet kur studentet jane detyruar te lene pas dore studimet dhe shpeshhere edhe te heqin dore prej tyre,per shkak te lodhjes se tepert fizike dhe mendore te punes qe detyrohen te kryejne per te paguar universitetin, ushqimin e tyre, qirane e shtepise ku jetojne sepse jo te gjithe kane te afermit jashte, etj.
Pa marre parasysh edhe diskriminimin qe ushtrohet nga banoret vendas kundrejt te huajve, duke I bere keta studente te urrejne atdheun ku ata kane lindur. Duke I detyruar ata te genjejne per vendlindjen e tyre dhe te kalojne shpeshhere ne ekstrem, mohimin e origjines se tyre.
Keto arsye I detyrojne studentet te stepen para kesaj zgjedhje.
Vetem nje pjese e vogel arrijne te diplomohen jashte dhe kjo jo per mungese te inteligjences, por te kushteve themelore qe duhet ti krijohen cdo qenjeje njerezore.
Duke u mbeshtetur ne eksperiencat e atyre individeve te cilet kane studiuar jashte, sepse sic e dime te gjithe qe s’ka mesim me te madh se pervoja e jetes, une jam tifoze e studimeve ne vendin tend, persa kohe ke disa mundesi edhe pse jo te shumta ne numer.